9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Haradinaj përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Ishin paralajmëruesit e UÇK-së

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, duke përkujtuar heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

“Bashkë me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizituam familjet e tyre në 40-vjetorin e rënies heroike”.

“Kodra e Trimave në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificë të Rexhës e Nuhiut. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se këto dy figura ishin paralajmëruesit e UÇK-së. \Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...