15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Haradinaj: Përulemi para sakrificës së heronjve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen për heronjtë që ranë për lirinë e vendit, në ditën e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të Deçanit.

“Në ballë të shumë proceseve të rëndësishme për lirinë e Atdheut, Deçani diti të ngrihej në kohët më të rënda, duke i dalë zot Atdheut me bijtë e vet më të mirë. Sot, në ditën e përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, përulemi para sakrificës, me mirënjohje e falënderim të përjetshëm”, ka shkruar ai.

Haradinaj më tej ka kujtuar heroin Ali Ajeti, duke e quajtur prijësi i “Çetës së Llapit”.

“Po në këtë ditë, në vitin 1999, luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, u flijuan vetëm pak javë para fitores dhe çlirimit. Liria do të jetojë, deri sa të kujtohen ata që vendosën themelet e saj”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...