2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit.

“Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec. Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca me këtë qytet ka qëndruar e palëkundur përgjatë viteve.

Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët. “Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137,” tha Haradinaj, duke falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen dhe mbështetjen e treguar./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...