5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Haradinaj prezantoi para qytetarëve të Prishtinës një program ambicioz zhvillimor

Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, prezantoi sot para qytetarëve të Prishtinës një program ambicioz zhvillimor, duke premtuar implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin dhe realizimin e projekteve kapitale që do ta transformojnë metropolin e Kosovës.

“Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se përfundimi i Unazës së Jashtme do të revolucionarizojë qarkullimin në kryeqytet. Sipas tij, ndërtimi i stadiumit të ri dhe Sallës Konvertale do ta shndërrojnë Prishtinën në epiqendër të sportit dhe kulturës rajonale.

Në aspektin ekonomik, lideri i Kosovës Fituese parasheh rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione minimale prej 500 eurosh. Programi parasheh edhe uljen e çmimit të energjisë për 20% përmes rritjes së prodhimit vendor në 1500 MW.

“Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit,” theksoi ish-kryeministri, duke shtuar se të rinjtë që nisin biznes do të përfitojnë grante pa kthim. Pakoja prej 1 miliard eurosh për bizneset prodhuese-eksportuese pritet të gjenerojë vende të reja pune, ndërsa punëkërkuesit do të marrin mbështetje financiare deri në punësim.

Haradinaj e konsideron anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO dhe aleancën e përhershme me SHBA-të si shtyllat kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë të vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...