Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e partisë sot në Deçan, ku edhe ka prezantuar kandidatë për deputet nga kjo Komunë.
“Sot, në takim me qytetarët dhe strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, prezantuam kandidatët tanë për deputetë nga kjo komunë, Bashkim Ramosajn, Time Kadrijajn, Daut Haradinajn, Lok Komonin, Rasim Selmanajn dhe Arif Ahmetxhekajn”, ka bërë të ditur Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e ardhshme synohet që koeficienti i pagave të jetë 155 euro dhe paga minimale të jetë 500 euro qysh në vitin e parë.
Pagën mesatare ka thënë se synon ta bëjë nga 1000 euro, dhe ta rrisë në 1500 për katër vite. /Njeshi/