8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Haradinaj: Qeveria do ta vazhdojë dialogun me gazetarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Qeveria do të vazhdojë dialogun me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi.

“Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit”, ka shkruar Haradinaj.Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...