21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Haradinaj: Reagimi i Bogujevcit i tepruar, unë s’bëra propozime, por vetëm dhashë emra që më lehtë i votojmë për kryekuvendar

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka folur për reagimin e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci.

Haradinaj ka thënë se AAK ka votë për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e propozon Bogujevcin ose Shqipe Selimin.

Haradinaj ka thënë se reagimi i Bogujevcit i është dukur i tepruar dhe ka thënë se AAK s’ka propozuar kandidat, por meqë VV ka kërkuar marrëveshje politike, ka përmendur dy emra të cilët AAK s’e ka problem që t’i votojë.

Kreu i AAK-së ka thënë se nëse do të ishte propozim që e bën partia e tij, do të propozonte deputeten Time Kadriaj.

“Reagim i tepruar mu duk. Na nuk e kem propozuar. Me qenë propozim i imi, shkon Timja, por meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votue.

Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...