4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Haradinaj: Retorika serbe për luftë e rrit vullnetin për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit – me aleatët jemi më të përgatitur se në 98-99

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitëse e Serbisë ndaj Kosovës veç se e rrit vullnetin për mbrojtjen e territorit, ndërsa këto përpjekje i cilësoi si “një nevojë për mbijetesë politike” në Serbi.

Ai tha se Kosova dhe aleatët e saj janë qindra herë më të fortë sesa që ishin në vitin 1998-99.

“Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”.

Haradinaj ka shkruar se janë të fokusuar që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s për t’i mbyllë këto debate të sigurisë.“Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...