5.4 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Haradinaj: Samiti i Berlinit e ka qartësuar se më nuk bisedohet për kufijtë e as për taksën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në konferencën e tij të parë pas samitit të Berlinit, tha se është qartësuar qe nuk ka nevojë të diskutohet për taksën më, dhe se nuk ka pse të bisedohet më për idetë për kufijtë.

“Duhet si Kosovë t’i shprehim falënderim kancelares Merkel, Gjermanisë për marrjen e kësaj iniciative dhe presidentit të Francës. Samiti e ka stabilizuar rajonin, procesin. Takimi i Parisit që do të mbahet është ngjarje bilaterale Kosovë-Serbi. Kosova duhet tani të plotësojë formatin e vet, sepse tani bëhet fjalë për dialog, e aty duhet të jenë edhe kryesuesit e delegacionit shtetëror. Përveç krerëve institucional, do të ishte mirë të vijnë edhe opozita. Është qartësuar që s’ka nevojë të diskutohet për taksën sepse dialogu po vazhdon. Nuk shkojmë më për të biseduar për kufij. Ne kemi dhënë konfirmim për takimin e Parisit, kam kërkuar që nga pala e Kosovës të paraqiten edhe kolegë të tjerë. Macron e ka pranuar këtë. Idetë e kaluara kanë shtyrë që të ndërrohet  formati i dialogut, diskutimet për kufijtë kanë bërë që dialogu të hiqet nga formati i kaluar. Jemi në situata shumë më serioze dhe më të qëndrueshme”, tha Haradinaj.Njeshi&Kosovapres

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...