Haradinaj thotë se regjistrimi i ndërmarrjes Trepça është çështje ditësh.
“Statuti është i aprovuar, tash është pjesa administrative, është në proces, mund të ndodhë në dy tre ditët ose edhe javë. Pra, ajo që është risi, diçka e re dhe që është diçka e merituar, minatorët më nuk janë veç punëtorë, por janë edhe pronar të Trepçës. 20 përqind të aksioneve të përgjithshme të Trepçës janë të minatorëve, të shqiptarëve por edhe të serbëve në veri. I bëjë thirrje minatorëve të përkatësisë etnike serb të Kosovës, ta fitojnë të drejtën ligjore dhe të mos bien në ndikimin e Beogradit lidhur me statusin e tyre si aksionar”, ka thënë Haradinaj.
]]>