18.6 C
Pec
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Haradinaj: Shantazhit të Beogradit po i vjen fundi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj ka deklaruar se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.

I pari i qeverisë, mes tjerash tha se kjo është shenjë e qartë e integrimit dhe mirëbesimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që  të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook.

Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...