16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e ish-komandantit të UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imerit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Vushtrri, Gani Imerit.

Ndër të tjera Haradinaj u shpreh se Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu ish-kryeministri për Gani Imerin thotë se ishe njëri ndër ushtarët më të dalluar të UÇK-së.

“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut”.

“Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës. Pushoftë në paqe!”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...