15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e Kaqusha Jasharit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime tek familja e Kaqusha Jasharit për vdejken e saj.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se aktivistja politike dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës ishte një grua e cila punoi në të mirë të vendit.

“Ajo, si një grua e fortë dhe e palëkundur, në momentet më të vështira e më vendimtare për vendin u bë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë me nderim e mirënjohje”.

“Gjithashtu, bashkë me kolegë, ndamë dhimbjen me familjen Vasolli pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Ragipit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Kaqusha Jashari ka vdekur më 6 maj të këtij viti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...