Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington.
“E falënderova për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington, si dhe në Kongres dhe Senat”, shkroi Haradinaj në postimin e tij në Fcebook.
Ai tutje i ka kërkuar angazhim shtesë për ta ndihmuar agjendën e Kosovës për anëtarësim në NATO./Njeshi/