30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.

“Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar ai shkurtimisht në Facebook.

Në ndërkohë presidentja e vendit Vjosa Osmani, që po merr pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se Kosova ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave.

Por, akoma nuk dihet me siguri nëse liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë ose jo pjesë e agjendës finale të këtij samiti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...