24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi.

Haradinaj e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit,” thuhet në reagimin e Haradinajt.

Deputeti i AAK-së thekson se takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Spahiut, duke shtuar se sjellja e Beogradit është në përputhje me logjikën e një shteti të vetë-kapur nga kasta e vjetër, që vazhdon të shkelë çdo normë dhe të drejtë njerëzore.

“Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër”, thekson ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...