0.7 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Haradinaj takohet me Kasanof, AAK: U zotua për rolin serioz të Kosovës dhe zbatimin e obligimeve që ka si shtet

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e AAK’së thuhet se biseda u zhvillua me fokus në rikthimin e partneritetit të Kosovës me SHBA, anëtarësimin në NATO dhe veprimet e përbashkëta e të koordinuara mes dy shteteve.

“U theksua që SHBA e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kryetari Haradinaj u zotua për rolin serioz të Kosovës dhe zbatimin e obligimeve që ka si shtet dhe partner serioz i SHBA”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...