6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Haradinaj takohet me kongresmenen amerikane, Lisa McClain – e fton ta vizitojë Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në SHBA, ka takuar sot kongresmenen amerikane, Lisa McClain.

Haradinaj ka falënderuar kongresmenen McClain për kontributin e saj për Kosovën dhe për shërbimin në interes të shqiptarëve në Amerikë.

“Nder i veçantë të takohem me kongresmenen, znj. Lisa McClain, një mike e madhe e shqiptarëve këtu në ShBA, e cila njëherësh është edhe bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan. Bashkë patëm një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin dy vendet tona. Znj. McClain i shpreha falënderim të veçantë për angazhimin dhe kujdesin për vendin tonë dhe në shërbim të interesit shqiptar në ShBA”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar kongresmenen McClain për vizitë në Kosovë.“Po ashtu, pata nderin të ftoj Kongresmenen McClain për vizitë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...