Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua me oficerin e pensionuar të Forcave Ajrore Kanadeze, John Paul Mulhall, i cili shërbeu në Kosovë në vitin 1999.
Haradinaj thotë se takimi me të ‘ishte një mundësi për të reflektuar mbi lidhjet e forta që janë krijuar midis Kosovës dhe Kanadasë gjatë momenteve kritike të historisë sonë’.
“Impresionuese të shohim si historia dhe tradita jonë kanë lënë një përshtypje të thellë tek Pauli, sa edhe pas kaq vitesh, ai vazhdon të kontribuojë vullnetarisht për Kosovën. Kjo tregon qartë forcën e vlerave tona kombëtare dhe ndikimin pozitiv që ato kanë te miqtë tanë ndërkombëtarë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë raportet me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar, në dobi të fuqizimit të vendit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe ekonomisë”./Njeshi/