5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Haradinaj takon ambasadorin e ri britatnik, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Haradinaj ka vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Haradinaj ka kërkuar nga ambasadori Hargreaves mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, është shprehur Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...