10 C
Pec
E martë, 27 Shkurt, 2024

Haradinaj takon komunitetin shqiptar në New York: Roli i tyre kyç në të gjitha etapat e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, Haradinaj ka vlerësuar rolin e “Vatrës” në ndihmë të Kosovës dhe çështjes shqiptare.

“Vleresova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë Haradinaj./Njeshi/

Postimi i plotë:

Amerika nuk është vetëm aleati kryesor strategjik, por edhe shtëpia për mijëra shqiptarë që u larguan nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Vizitova Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, ku diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës, veçanërisht lobin shqiptaro-amerikan.

Vleresova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat.

Theksova se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është synimi ynë kryesor, sepse kjo e bën Kosovën dhe rajonin më të sigurtë dhe e ndihmon paqen në botë, gjithnjë krah ushtrive të vendeve demokratike në krye me Amerikën.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...