Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar 5 kryetarët e komunave që udhëhiqen nga partia e tij.
Teksa ka shpërndarë disa fotografi gjatë takimit me kryetarët, Haradinaj ka shkruar se me qeverisjen së tyre, pamja e qyteteve të komunave të tyre ka ndërruar për mirë.
“Krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca; Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi e Bashkim Ramosaj. Secili prej tyre më i mirë se tjetri. Gjatë qeverisjes së tyre, ka ndërruar për të mirë pamja e qyteteve e komunave të tyre”, thuhet në postimin e Haradinaj.
Teksa, në përfundim kreu i AAK-së ka thënë se ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë./Njeshi/