13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Haradinaj takon Sekretarin britanik: Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Haradinaj e ka cilësuar këtë takim si një mundësi për të thelluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vënë theksin në mbështetjen e vazhdueshme që Londra i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e saj.

“Kënaqësi e madhe takimi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. David Lammy. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Kjo vizitë e nivelit të lartë rikonfirmon këtë përkrahje, në një kohë kur si Kosova, ashtu edhe bota, po përballen me sfida të mëdha” ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kujtuar vizitën e tij të fundit në Londër, ku zhvilloi takime përmbajtësore me zyrtarë të Zyrës së Jashtme, të Commonwealth-it dhe të Zhvillimit (FCDO), duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen në të gjitha nivelet.

“Mbretëria e Bashkuar ka dhënë shumë për Kosovën dhe ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për këtë,” ka përfunduar Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...