14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Haradinaj takon shokët që për 30 vite e “dinin njëri-tjetrin për të vdekur”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë një histori prekëse të dy shokëve që për 30-vite e kanë ditur për të vdekur njëri-tjetrin.

Të dy ishin plagosur në luftën e Kroacisë, ndërsa tani janë takuar me kryetarin e AAK-së dhe ish-kryeministrin Haradinaj, i cili edhe e ka ndarë në Facebook historinë e tyre.

Postimi i plotë:

“Kam dëgjuar histori të ndryshme nga njerëzit tonë.

Sot isha dëshmitar i një takimi, që përmban shumë emocion, dhembje dhe gëzim njëherësh.

Bajram Asani nga Shkupi dhe Jeton Berisha nga Pozhari i Deçanit, ishin plagosur rëndë brenda një dite në vitin 1991, në luftën e Kroacisë dhe për tridhjetë vite, e dinin njëri tjetrin të vdekur.

Kënaqësi të dëgjosh kujtimet e tyre, vuajtjet dhe të arriturat, por dhe gëzimin që janë ritakuar në liri pas tre dekadash.”-ka shkruar haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...