14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Haradinaj: Të hetohet mënyra e marrjes së patentë shoferëve

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj ka kërkuar nga MPB-ja hetim më të detajuar për shkaqet se pse po ndodhin këto aksidente, raporton lajmi.net.

Sipas Haradinajt, lehtë është të thuhet se arsye është është shpejtësia mirëpi se sipas tij ekzistojnë edhe dyshime për mënyrën e marrjes së patentë shoferëve.

“Ka pasur shumë aksidente në komunikacion dhe është një situatë shumë tragjike, kërkojmë nga ju një hetim për shkaqet se çka është ka ndodh. Lehtë është me thanë për shpejtësinë mirëpo ekzistojnë edhe dyshime se mënyra e marrjes së patentë shoferëve mund të jetë shkak”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk guxojmë veç me shpreh ngushëllime se unë nuk muj me shpreh ngushëllime për ditë, unë ju lus që të bëni një inspektim se si mirren vendimet për patentë shoferët”, ka thënë tutje Haradinaj.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...