5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Haradinaj thotë se Kurti duhet të përgjigjet para drejtësisë për bisedat e Bislimit në WhatsApp

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë.

“Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se legjislatura e ardhshme duhet urgjentisht të krijojë komision hetimor për tri tema nacionale.

“Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri? Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit? Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?”, theksoi ai.

Daut Haradinaj, shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv”, tha Haradinaj.

“Forca, gazetarë! Forca, media!”, shtoi ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...