Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale. Mihali është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
E lidhur me këtë ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka pohuar se veprimet e fundit të drejtësisë, po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit. Ndërsa ka thënë se mafisë energjetike, po i ngushtohet rrethi.
“Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Njeshi/