Në një intervistë në RTK, shefi i qeverisë theksoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të jenë kurrë anti-amerikan.
“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendojë që pasojat i kemi përshkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar shtëpisë së bardhë një marrëveshje për Serbinë. Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqy këtë ide për shkëmbimin e territoreve. Është lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratu dhe pëlqy nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama. Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar sepse merret në qafë një popull i tërë sepse hapen kufijtë dhe s’dihet qysh mshelen”, është shprehur ai.
]]>