4.8 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Haradinaj thotë se Serbia nuk mund ti ikë përgjegjësisë për sulmin terrorist

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se faktet po e dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin terrorist dhe se ky shtet nuk mund t’i ikë përgjegjësisë.

Haradianj ka thënë se duhet hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret destabilizimit jo vetëm të Kosovës.

“Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikën përgjegjësisë. Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, ka shkruar Haradinaj, përcjell teve1.info

Ai përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur gatishmërinë e NATO-s për shtimin e trupave në Kosovë.

“Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë. Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit franko- gjerman të përkrahur nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj.

Institucionet e Kosovës një javë pas sulmit kanë publikuar dëshmi, ku shihet se grupi terrorist kishte kryer stërvitje në një poligon të ushtrisë serbe, katër ditë para sulmit në veri të Kosovës.

Ata thanë se synimi përmes këtij sulmi ishte aneksimi i veriut të vendit.

Pamjet e publikuara sipas ministrit Sveçla janë marrë nga dronët e konfiskuar të grupit terrorist.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...