10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Haradinaj uron për njohjen nga Kenia: Për Kosovën punohet nga çdo pozitë sikurse ish-Presidenti Pacolli

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim jashtëzakonisht të mirë për vendin.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet nga çdo pozitë – qoftë brenda apo jashtë politikës, në pushtet apo në opozitë.

“Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë,” ka shkruar Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...