16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Haradinaj: Ushtria nuk duhet të jetë kurrë kazan i votave të Albin Kurtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt, e jo me mashtrim.

Hardinaj reagoi pasi kryeministri i Kosovës pas një takimi që njoftoi se ka pasur me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, tha se do të angazhohen që FSK-ja të jetë sa më fortë dhe profesionale.

E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po konsideron se Kurti po bën fushatë me premtime për zhvillimin e ushtrisë. Ai ka rikujtuar se ushtari i FSK-së vazhdon të paguhet 400 euro, e të mos ketë pajisjet adekuate për punë.

Haradinaj tha se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme është mashtrim ordiner.

“Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës.

Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, shkroi Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...