29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Haradinaj: Vendimi për themelimin e Ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së, tani të anëtarësohemi në NATO

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë fotografi nga parakalimi i FSK-së dhe Policisë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideron trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se tash duhet angazhim për anëtarësim në NATO.

“Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar! Gëzuar!”, ka shkruar Haradinaj./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...