19.7 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Haradinaj: VV i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit kategoritë e dala nga lufta “janë poshtëruar”.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk hezitoi që të “bashkojë votat” me Listën Srpska për të mos i përfshirë këto kategori në Ligjin e Pagave.

Duke aluduar në një bisedë të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiqin, Haradinaj tha se nëse kjo ka ndodhur në fshehtësi prej Kurtit atëherë le t’i rrisë tash pagat e këtyre kategorive.

“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe. Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrisë sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka”.

Haradinaj thotë se kjo megjithatë s’mund të ndodhë meqë, sipas tij, është vetë Kurti prapa “marrëveshjeve”.

“Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodhë, sepse është vetë Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...