Haradinaj ka shkruar në facebook, se atyre iu ka theksuar zotimin e Qeverisë për trajtim dinjitoz të këtyre kategorive të luftës.
”Prita
sot në takim shoqatat e dala nga lufta, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve,
Invalidëve si dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UCK-së, ku ritheksova
zotimin e Qeverisë së vendit, për trajtim dinjitoz të kategorive të luftës.
Në këtë rrugë do të ecim me kujdes, për t’i ruajtur vlerat e lirisë përmes
ligjit!”.