Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargeaves, ka qenë nikoqir i takimit me përfaqësues të sistemit të drejtësisë në Kosovë, aty ku kanë diskutuar rreth projektit të mbështetur nga britanikët për mekanizmin e ri të Ekipeve të Përbashkëta Hetimore.
Siç ka bërë të ditur ambasada përmes një postimi në rrjete sociale, thuhet se, Ekipet e Përbashkëta Hetimore synojnë të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve dhe ndjekjeve penale.
“Ne ishim të kënaqur të presim mysafirë nga institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të diskutuar projektin tonë të mbështetur nga ambasada për mekanizmin e ri të Ekipeve të Përbashkëta Hetimore. Ekipet e Përbashkëta Hetimore synojnë të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve dhe ndjekjeve penale. Ndërsa i afrohemi fundit të kësaj nisme, ne mbetemi të përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit për të siguruar zbatimin efektiv të saj”, shkruan në njoftimin e ambasadës rreth këtij takimi./Njeshi/