24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Harris thotë se shumë civilë po vdesin në Gazë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dënuar humbjen e jetëve të civilëve në Gaza. Ajo ka folur të shtunën pasi një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gaza që ka shkaktuar vdekjen e mbi 70 personave, raporton “BBC”.

Shkolla po përdorej si strehim për palestinezët e zhvendosur.

Harris ka thënë se “tepër shumë” civilë janë vrarë “sërish” dhe i ka përsëritur thirrjet që të arrihet marrëveshje për pengje dhe armëpushim.

Një zëdhënës ushtarak i Izraelit ka thënë se shkolla “al-Taba’een” ka shërbyer si një kompleks për Hamasin dhe Xhihadin Islamik. Hamasi e ka mohuar këtë.

Duke folur në një tubim zgjedhor në Phoenix, Arizona, kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Harris tha se Izraeli “ka të drejtë ta ndjekë Hamasin”, por ka “përgjegjësi të rëndësishme” për t’i evituar viktimat civile.

Sulmi i të shtunës është kritikuar nga fuqitë perëndimore dhe rajonale, ndërsa Egjipti tha se ka dëshmuar se Izraeli nuk ka dëshirë të arrijë armëpushim apo t’i japë fund luftës në Gazë.

Fadil Naeem, kreu i spitalit al-Ahli në Gaza, ka thënë se janë identifikuar 70 viktima në orët pas sulmit – ndërsa shumë tjerë është e vështirë të identifikohen pasi trupat janë dëmtuar tepër rëndë.

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka goditur “në mënyrë të saktë terroristët e Hamasit që po operonin në qendrën e kontrollit të Hamasit të vendosur në shkollën al-Taba’een”.

Është thënë se të paktën “19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë eliminuar në sulmin”.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se ka mundësi shumë të mëdha që komandanti i Brigadës së Kampeve Qendrore të Xhihadit Islamik, Ashraf Juda, ishte në shkollën “al-Taba’een” e cila u godit.

Ai ka thënë se nuk është e qartë nëse komandanti është vrarë në këtë sulm.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...