Një burrë kishte shkuar për të bërë “shoping” në New Mexico, por kur u kthye tek vetura – pa se ajo ishte mbushur me 15 mijë bletë që me sa duket ishin futur përmes dritares së hapur që e kishte harruar për 10 minuta, derisa ishte në market.

Burri që nuk është identifikuar nga New York Times, ka shpjeguar se si ishte habitur kur pa “mysafirët e paftuar” që e kishin pushtuar pjesën e pasme të mjetit.

“Shikova i habitur, nuk dija çfarë të bëja – i telefona policisë”, ka thënë Jess Johnson që me profesion është zjarrfikës dhe që ishte personi i parë që i doli në ndihmë.

Megjithatë me të mbërritur në vendin e ngjarjes, Jess njoftoi policinë se mund të ndihmojë në largimin e bletëve nëse i sjellin pajisjet adekuate.

Për fat të mirë i tërë ky incident ka kaluar pa ndonjë lëndim në njerëz, ndërsa bletët janë larguar nga ekspertët që përmes një lloj tymi i larguan. /Njeshi/