21 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

Harroi ku e kishte parkuar, gjermani gjeti makinën pas tre javësh

Një burrë nga qarku i Bentheim (Saksonia e Ulët) parkoi makinën e tij në një garazh parkimi në Osnabrück të Gjermanisë në fillim të shkurtit – dhe e gjeti atë vetëm tre javë më vonë pas një thirrje publike për kërkim.

“Unë as nuk e di se sa shpesh kemi qenë në Osnabrück dhe e kemi kërkuar atë”, tha vajza e tij të mërkurën para se të vinte informata vendimtare.

Bëhet fjalë për burrin 62-vjeçar i cili shkoi për në Osnabrück për një takim më 3 shkurt, kërkoi me ngut një garazh parkimi në qendër të qytetit – dhe më pas nuk mund të mbante në mend ku ishte garazhi që kishte parkuar veturën.

Si pasojë, në tre javët e kaluara, babai dhe vajza kanë kërkuar nëpër shumë garazhe parkimi në Osnabrück.

Madje, të paktën 15 parkime shumëkatëshe dhe garazhe nëntokësore u kontrolluan në zonën në fjalë.

Një telefonatë për kërkimin nga një media më në fund çoi në sukses, i cili raportoi në polici dhe hetoi informacionin.

Makina u gjet në garazhin e një hoteli, në qendër të qytetit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...