Një hartë me shtetet e botës që u vendos në murin e korridorit hyrës të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, nuk qëndroi gjatë aty.
Universiteti i Prishtinës u detyrua ta heqë atë pasi profesorë e studentë të UP-së vërejtën se diçka nuk po shkonte me hartën – Kosova dhe Shqipëria nuk figuronin fare në të.
Në përgjigjen e Rektoratit të UP-së thuhet se harta në Fakultetin e Filologjisë, ishte paraqitur si një skicë bardh e zi me kontura të thjeshta dhe se ishte pjesë e një projekti më të gjerë vizual dhe si e tillë nuk përfaqësonte verzionin përfundimtar të saj. /Njeshi/