12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Hasani: Ndërhyrja e NATO-s, vendimtare në zhbërjen e ambicieve gjenocidale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ka shkruar ishte vendimtare në zhbërjen e ambicieve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Ai, në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë.

“Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike”, u shpreh Hasani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...