Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se nga Bashkimi Evropian (BE) nuk ka parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën dhe sulmin në veri, sipas tij, “në mënyrën siç ajo e kishte merituar”.
“Nga Bashkimi Evropian (BE) nuk kam parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën në mënyrën siç ajo e kishte merituar, nuk shoh ndonjë veprim konkret nga Bashkimi Evropian deri tash që do të ishte proporcional me atë që ka ndodhur”.
“Për ne është e qartë rreziku që i është kanosë Kosovës është rrezik jashtëzakonisht i madh”, ka thënë ai.
Hasanpapaj ka thënë tutje se sulmi i fundit në veri, saktësisht në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit më 24 shtator, është sulm i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.
Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
Derisa analisti Astrit Gashi, ka thënë se Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh politik duke e cilësuar edhe si “gabim trashanik”
“Serbisë në Banjskë i ka ndodhur dështimi më i madh i politikës së tretë të Serbisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Ky ka qenë dështimi i tyre më i madh”, ka thënë Gashi.
Gashi e ka cilësuar këtë si “gabim trashanik”.
Ai ka thënë se përmes sulmit në Banjskë, Serbia e ka “rikthyer” një pjesë të një imazhi të Serbisë që i ka bërë katër “luftëra të përgjakshme” në Ballkan./Njeshi/