15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Havolli: “Prishtina Parking” do të zgjerohet në lagje tjera, çmimet do të mbesin të njëjta

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka thënë se kjo ndërmarrje do të zgjerohet edhe në disa lagje tjera të kryeqytetit. Për ta bërë këtë, kësaj ndërmarrjeje i duhet leje paraprake nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Havolli ka folur edhe për kundërshtimet e disa banorëve ndaj kësaj ndërmarrjeje, ndërsa thotë se prezenca e tyre është bërë edhe me peticione.

Havolli ka thënë se çmimet aktuale do të mbesin në fuqi, ndërsa do të lirohen banorët rezidentë në zonën e dytë.

Ai ka thënë se për shkak të tranzicionit, zgjerimi në disa lagje ka shkuar më ngadalë.

Lexoni më shumë në EO. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...