5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Hawaii goditet nga një tërmet i fuqishëm, mijëra objekte pa energji elektrike

Një tërmet me magnitudë prej 5.3 ballësh sipas Rihterit, goditi të dielën shtetin amerikan Hawaii.

Qendra amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) tha se epiqendra e tërmetit është regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të qytetit Kailua-Kona që ndodhet në ishullin e Madh.

Aktualisht nuk ka informacione për viktima eventuale, ndërkohë që Mbrojtja Civile bën të ditur se të paktën 3.300 objekte të ndryshme janë pa energji elektrike.

Shembja e shkëmbinjve ka bllokuar njërën nga rrugët kryesore në ishullin e Madh.

Autoritetet nuk kanë lëshuar një paralajmërim për mundësinë e një cunami./AA/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...