17.6 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Haxhiu alarmon: Mbi 3.800 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova dhe sektori publik

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në lidhje me ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga sektori publik.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu tha se për tri vite e gjysmë kanë ikur mbi 3.800 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë e infermierë.

Deri më 1 qershor 2024, për tri vite e gjysmë mbi 3860 profesionistë shëndetësorë, mjekë, stomatologë, infermierë, fizioterpeutë dhe teknikë të tjerë mjekësorë kanë ikur nga Kosova dhe shumë të tjerë nga sektori publik në sektorin privat” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Deputeti Haxhiu ka alarmuar për kolaps të sektorit publik shëndetësorë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...