14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Haxhiu: “Albkings” për shumë vajza dhe gra do të mbetet plagë dhe traumë jetësore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e administratorëve të grupit famëkeq në rrjetin social Telegram, “Albkings”.

Haxhiu, në një postim në Facebook, ka thënë se institucionet e kanë për obligim që të mos lejojnë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.

“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit ‘Albkings’”.

“‘Albkings’ mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore. Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu në Facebook

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi në një konferencë për media ka bërë me dije se janë arrestuar të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...