15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Haxhiu bisedon me homologun malazez për ekstradimin e personave të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë

Ministria e Drejtësisë ka dhënë detaje lidhur me takimin që e pati drejtuesja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, me homologun e saj të Malit të Zi, Andrej Miloviq.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Haxhiu gjatë këtij takimi adresoi edhe çështjen e krimeve të luftës me theks të veçantë  bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi për ekstradimin e personave të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë.

Media malazeze kanë raportuar gjatë ditës së Miloviq ka biseduar me Haxhiun për rastin e Ekrem Bajroviqit, shtetasit të Malit të Zi, i cili ndodhet në burg në Kosovë për gati një vit e gjysmë, me akuzën për krime lufte për periudhën 1998-1999.

Milloviq theksoi pritshmërinë e Malit të Zi që Bajroviqi të ketë një gjykim të drejtë dhe në përputhje me standardet juridike ndërkombëtare/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...