4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Haxhiu: Dhuna në shkolla është jashtëzakonisht e shprehur, të angazhohemi në parandalim

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se statistikat e dhunës në familje tregojnë rritje, por për të kjo do të thotë se janë rritur raportimet, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar dhuna në shkolla është jashtëzakonisht e shprehur, me ç’rast u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta raportojnë atë kur vërejnë ndryshime të nxënësit.

Kështu është shprehur ajo në debatin e organizuar nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT), “Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore”.

Haxhiu ka thënë se megjithëse janë ndërmarrë disa hapa, duhet angazhim më i madh për luftimin e dhunës.

“Na nevojitet angazhim  me i madh dhe bashkim i forcave për luftimin e dhunës. Dhuna në shkolla është jashtëzakonisht e shprehur, do të dëshiroja që Kino Armata të ishte e mbushur sot me nxënës. Të dy dokumentarët do të ishte mirë që të shfaqeshin edhe në shkolla”.

“Edhe përkundër faktit se statistikat jam rritur, në anën tjetër është mirë që po raportohet dhuna. Ka ende shumë raste të dhunës në familje që nuk raportohen. Konsideroj që dhuna ndaj të rinjve është shumë e shprehur dhe shumë pak e raportuar. Në vendet e zhvilluara, raportimi bëhet më shumë nga edukatoret. Mësimdhënësit janë ata që më së miri i njohin fëmijët. Kosova qëndron mirë me legjislacion në këtë aspekt, por do të punojmë edhe më shumë”.

Ndërsa, Visare Mujko Nimani nga UNFPA, tha se fokusi i Kosovës duhet të jetë te qytetari, e jo te BE-ja.

Ajo, po ashtu ka ngritur çështjen e barazisë gjinore, me ç’rast ka kërkuar më shumë punë nga prindërit.

“Shpresoj që puna e UNFPA-së, në bashkëpunim me institucionet, të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies te qytetarëve tanë. Nuk duhet të jetë synim i joni Bashkimi Evropian por qytetari. UNFPA lufton dhe mundohet t’i ndihmojë institucionet. Ne prindërit duhet të jemi ata që ndalin zinxhirin e dhunës dhe pabarazisë”.

Flaka Ymeri, nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ka komentuar dokumentarët e shfaqur para debatit, të cilët, sipas saj  “e shfaqin më së miri sa e rëndësishme është dashuria në familje”.

Vjollca Krasniqi, profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, tha se studentët kanë shfaqur më shumë interesim për të shkruar rreth barazisë gjinore, raporton EO.

Ajo, po ashtu, kërkoi me shumë angazhim në luftën kundër dhunës dhe pabarazisë gjinore. /Njeshi./

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...