31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e administratorëve të grupit famëkeq në rrjetin social Telegram, “Albkings”.

Haxhiu tha se “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, tha Haxhiu.

Sot, prokuroria përmes një konference për media ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona të cilët administronin me grupin famëkeq “Albkings”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...