15.3 C
Pec
E enjte, 12 Shtator, 2024

Haxhiu e Sveçla në Veri, nënshkruajnë memorandum për funksionalizimin e strehimores së viktimave të dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë qenë sot në Mitrovicë të Veriut, ku janë takuar me nënkryetarën e komunës Katarina Adančić.

Ata kanë nënshkruar memorandumin që mundëson funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje.

“Në vazhdën e veprimeve institucionale për ngritje të kapaciteteve të reja për shërbime strehimi për viktimat e dhunës, së bashku me Ministrin Sveçla dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adančić, sot nënshkruam memorandumin që mundëson funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje.

Mbetemi të përkushtuar që shërbimet e strehimit të ofrohen sa më afër viktimës pa dallim.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...