Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, foli për një “dakordim unanim” pas një takimi konsultativ që mbajti kryesuesi Avni Dehari me përfaqësues të partive politike para seancës.
Por, ajo tha se sa i përket kërkesës së partive opozitare për dorëheqje të qeveritarëve, s’kanë ndërmarrë diçka tjetër.“A i keni dorëzuar dorëheqje siç i ka kërkuar opozita?”, e pyetën gazetarët Haxhiun.
“Asnjë veprim tjetër nuk e kemi bërë në raport me dorëheqjet përveç atyre që i kemi bërë para seancën konstituive. Pra, ne ju kemi njoftuar që edhe para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve edhe para seancën konstituive, ne i kemi dorëzuar dorëheqjet te kryeministrit dhe tek ne s’ka ndërruar asgjë. Ne jemi në qëndrimin që e kemi pasë që nga fillimi”, tha ajo. /Njeshi/